117 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 4880.
Në 24 orët e fundit 6 pacientë kanë humbur jetën. 3 prej tyre pa sëmundje shoqëruese: një 49 vjeçar nga Shkodra, një 54 vjeçar nga Mirdita, një 58 vjeçar nga Tirana. Dhe 3 të tjerë me sëmundje shoqëruese: 56 vjeçar, një 68 vjeçar dhe një 76 vjeçare, nga Tirana. Të 6 viktimat ishin të shtruar tek spitali “Shefqet Ndroqi”.
114 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndërto 19 janë në terapi intensive dhe 3 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 63 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 8 në Fier, nga 4 raste në Kukës, Has, nga 3 raste në Krujë, Lushnje, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tepelenë, Divjakë, dhe nga 1 rast në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Përmet, Sarandë, Dibër, Himarë, Klos, Shijak.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 63 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 26745, që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 39 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 4880 të infektuar,
– 144 viktima;
– 2745 të shëruar,
– 1991 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 27 korrik sipas qarqeve është:
- Tiranë, 1082 pacientë aktivë,
- Durrës, 230 pacientë aktiv,
- Shkodër, 198 pacientë aktivë,
- Vlorë, 100 pacientë aktivë,
- Fier, 72 pacientë aktivë,
- Lezhë, 83 pacientë aktivë,
- Korçë, 67 pacientë aktivë,
- Kukës, 44 pacientë aktivë,
- Elbasan, 48 pacientë aktivë,
- Berat, 29 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 21 pacientë aktivë,
- Dibër, 17 pacientë aktiv.