Qeveria belge njoftoi të hënën masa të reja kufizuese për të ndaluar rritjen e rasteve me koronavirus – në vecanti në Antwerp qyteti që po përjeton valën e dytë të infektimeve.
Qeveria vendosi grumbullimin deri në 5 persona, nga 15 që ishte e lejuar. Si dhe uljen e numrit të njerëzve që lejohen të marrin pjesë në aktivitete në ambjente të mbyllura në 100 dhe 200 persona në ambjente të jashtme.
Gjithashtu, qeveria rekomandon që kush të mundet të punojë nga shtëpia. Ndërsa lejohen qytetarët të blejnë online dhe të mos qendrojnë për më shumë se 30 minuta në një dyqan.
Masat e reja vijnë vetëm katër ditë pasi Belgjika vendosi mbajtjen e detyrueshme të maskave dhe i kërkoi restoranteve dhe bareve të mbajnë shënim detajet e kontaktit të klientëve për të ndihmuar në gjurmimin e kontaktit.
Rastet në Belgjikë vazhdojnë të rriten, me një rritje prej 71 përqind në shtatë ditët e fundit, në krahasim me një javë më parë. Numri i pacientëve në spitale gjithashtu është rritur me 30 përqind gjatë javës së kaluar.
Ndërsa priten masa të reja të rrepta vetëm për qytetin e Antwerpit.