Kreu i PD-së Lulzim Basha do të takojë të martën ambasadorët e Amerikës Yuri Kim, BE-së Luigi Soreca, dhe Britanisë së Madhe Duncan Norman.
Tema kryesore e bisedimeve do të jetë Reforma Zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë.
Po sot në orën 11:00 pritet të mblidhet Këshilli Politik për të vazhduar bisedimet për ndryshimet kushtetuese.