PD apel SPAK-ut: Dosja 339 zbardhet duke hetuar Ramën e Dakon

Nga Exit News
PD apel SPAK-ut: Dosja 339 zbardhet duke hetuar Ramën e Dakon

Partia Demokratike i ka bërë apel Prokurorisë së Posaçme që të bëjë drejtësi të plotë për dosjen 339, duke hetuar kryeministrin Rama, ish-kryebashkiakun Dako dhe deputetët e tjerë të PS-së, të cilët janë ‘koka’ e vjedhjes së votave në Durrës.

Në një postim në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi shkruan:

“Dosja 339 është krimi shtetëror, në të cilin Edi Rama vodhi dhe bleu zgjedhjet e vitit 2017 me krimin e organizuar.

Dosja 339 është Vangjush Dako, është banda e Avdylajve, janë trafikantët ndërkombëtarë të drogës, është Edi Rama, që ata zgjodhën me blerje votash dhe me kërcënime.

SPAK duhet të veprojë në mënyrë të plotë dhe të mos fshihet pas gishtit. Manipulimi i zgjedhjeve të 2017 kërkon drejtësi dhe ndëshkim, duke filluar nga koka dhe jo nga bishti.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>