117 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 4997.
Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur jetën. 2 prej tyre pa sëmundje shoqëruese: një 84 vjeçar nga Shkodra, një 75 vjeçare nga Tirana. Dhe 2 të tjerë me sëmundje shoqëruese: 82 vjeçar dhe një 78 vjeçare, nga Tirana. Të 4 viktimat ishin të shtruar tek spitali “Shefqet Ndroqi”.
123 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndërto 22 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë:58 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 8 në Kukës, nga 7 raste në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Vlorë, Divjakë, nga 2 raste në Fier, Has, Klos, dhe nga 1 rast në Kurbin, Lezhë, Kavajë, Lushnje, Mat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2789, që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 39 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 4997 të infektuar,
– 148 viktima;
– 2789 të shëruar,
– 2060 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 28 korrik sipas qarqeve është:
- Tiranë, 1111 pacientë aktivë,
- Durrës, 245 pacientë aktiv,
- Shkodër, 202 pacientë aktivë,
- Vlorë, 102 pacientë aktivë,
- Fier, 76 pacientë aktivë,
- Lezhë, 81 pacientë aktivë,
- Korçë, 71 pacientë aktivë,
- Kukës, 52 pacientë aktivë,
- Elbasan, 48 pacientë aktivë,
- Berat, 29 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 22 pacientë aktivë,
- Dibër, 21 pacientë aktiv.