239 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar në Kosovë, në 24 orët e fundit. Kjo është një prej ditëve me më shumë raste të reja që prej marsit, kur në Kosovë u zbuluan pacientët e parë.
Shtatë pacientë humbën jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave 192.
Në total, në Kosovë ka ende 7 652 pacientë aktivë, ku pjesa më e madhe janë në Prishtinë
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 102 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm i të shëruarve në 4 129.