Twitteri bllokon llogarinë e djalit të Presidentit Trump, shpërndau një video keqinformuese mbi Covid-19

Nga Exit News
Twitteri bllokon llogarinë e djalit të Presidentit Trump, shpërndau një video keqinformuese mbi Covid-19

Twitter-i ka bllokuar përkohësisht llogarinë e djalit të Presidentit Donald Trump, Donald Trump Jr.me argumentin se ai ka “përhapur informacione të rreme dhe potencialisht të dëmshme në lidhje me COVID-19”.

Të hënën, Facebook hoqi nga faqja e saj një video virale, në lidhje me një grup mjekësh të cilët ngrinin pretendime të rreme mbi pandeminë e koronavirusit. Më shumë se 14 milion njerëz e kishin parë videon.  Videoja tregonte se maska dhe izolimi nuk janë të nevojshme të ndalojnë përhapjen e koronavirusit.

Disa orë më vonë, Presidenti Trump shpërndau në Twitter shumë pjesë të shumta të së njëjtës video për 84.2 milion ndjekësit e tij, duke theksuar nevojën e përdorimit të hidroksiklorinës për shërimin e Covid-19.

Pak pasi, Donald Trump Jr. ndau të njëjtën video në  llogarinë e tij në Twitter, ajo u bllokua dhe sipas një zëdhënësi të rrjetit social, llogaria e tij do të ketë “funksionalitet të kufizuar” për 12 orë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>