Soreca: Duhet dakordësi për ndryshimet kushtetuese, që ketë zgjedhje e qeveri të pakontestueshme

Nga Exit News
Soreca: Duhet dakordësi për ndryshimet kushtetuese, që ketë zgjedhje e qeveri të pakontestueshme

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka deklaruar se ndryshimet kushtetuese duhet të jenë rezultat i dakordësisë së të gjithë palëve, si e vetmja mundësi për të pasur në të ardhmen zgjedhje të pakontestueshme dhe qeveri që pranohet nga të gjithë.

Në një intervistë për gazetën Panorama, Soreca u shpreh:

“Është në interes të të gjitha palëve në zgjedhje që të arrijnë një marrëveshje të përgjithshme në një kohë të mjaftueshme përpara ditës së zgjedhjeve, në mënyrë që të kemi një qeveri që pranohet nga të gjithë, pas zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të njohura nga të gjithë aktorët politikë.”

Ambasadori theksoi se vërtetë parlamenti ka të drejtë të diskutojë ndryshimet e mundshme në Kushtetutë, por se ‘kur bëhet fjalë për çështje veçanërisht të rëndësishme, siç janë dispozitat zgjedhore, diskutime të tilla duhet të zhvillohen në mënyrën më të gjerë dhe gjithëpërfshirëse të mundshme, si dhe mbi bazën e një konsensusi të gjerë dhe të standardeve më të mira të zbatueshme.’

Ai shprehu besimin se palët do të mund të arrijnë një dakordësi para 30 korrikut, datë kur dhe duhet të votohen në kuvend ndryshimet kushtetuese.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>