Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar udhëheqêsve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Këshillit Atlantik dhe BE-së të bëhen bashkë për të bashkëpunuar në luftën kundër koronavirusit.
“Secili prej nesh është goditur në mënyra të ndryshme. Disa me fragmente, disa me ndryshime. Ne për shembull, dhe disa si ne duke ulur numrat në turizëm dhe duke ndikuar në ekonomi. Në këto kushte ne mund të kompensohemi me më shumë dhe më shpejt bashkëpunim”, tha Rama në Samitin e Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Këshilli Atlantik, ku marrin pjesë liderët e 6 vendeve.
Pjesëmarrës në samit janë edhe kryeministri i Kosovës, Hoti, presidenti i Serbisë, Vuçiç, i Maqedonisë Veriore Pendarovski, ministrja e Ekonomisë së Malit të Zi, Dragica Sekulic dhe kryetari i Këshillit të Ministrave Zoran Tegeltija nga Bosnje-Hercegovina.
Tema kryesore e samitit është bashkëpunimi ekononik rajonal dhe mënyrat për të përmirësuar.