92 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 5197.
Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur jetën: një 31 vjeçar nga Tirana , një 69 vjeçare nga Shkodra, 75 vjeçare nga Fieri dhe një 85 vjeçare nga Korça.
124 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndërto 18 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë:49 raste në Tiranë, 11 në Kukës, 5 në Durrës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Lezhë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Roskovec, Bulqizë, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Mat, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 39 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 5197 të infektuar,
– 154 viktima;
– 2883 të shëruar,
– 2160 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 30 korrik sipas qarqeve është:
- Tiranë, 1164 pacientë aktivë,
- Durrës, 259 pacientë aktiv,
- Shkodër, 205 pacientë aktivë,
- Vlorë, 104 pacientë aktivë,
- Fier, 79 pacientë aktivë,
- Lezhë, 84 pacientë aktivë,
- Korçë, 63 pacientë aktivë,
- Kukës, 66 pacientë aktivë,
- Elbasan, 51 pacientë aktivë,
- Berat, 32 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 29 pacientë aktivë,
- Dibër, 24 pacientë aktiv.