Vietnami ka raportuar në 31 korrik viktimën e parë nga koronavirusi, që prej shpërthimit të virusit në dhjetor 2019.
Ai është një 70-vjeçar nga qyteti i Hon An-it.
Me një popullsi prej 95 milionë banorësh, në gjithë vendin, numri i të infektuarve ka arritur në 509.
Në ndryshim nga shumë vende të tjera, Vietnami mori masa kufizuese para se të kishte të infektuar të konfirmuar, duke mbyllur kufijtë e tij herët për pothuajse të gjithë udhëtarëve, përveç kthimit të vietnamezëve në vend. Kushdo që hyn në vend duhet të karantinohet në objektet qeveritare për 14 ditë dhe t’i nënshtrohet testimit.