E ëma e kryeministri Edi Rama, Aneta Rama ka ndërruar jetë të shtunën.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan:
“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne, se sa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”