Presidenti i SHBA-ve Donald Trump deklaroi se do të ndalojë përdorimin e aplikacionit Tik Tok më 1 gusht. Gjatë një komunikimi me gazetarët, Trump pohoi se “ “sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në Shtetet e Bashkuara”.
Më herët njoftimin për ndalimin e Tik Tok e ka dhënë Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, i cili deklaroi për Fox Neës se shteti amerikan ‘po e merr shumë seriozisht këtë çështje’ pasi vënë në rrezik sigurinë kombëtare.
TikToku është në pronësi të startupit ByteDance, me bazë në Pekin. Ata janë kritikuar në mënyrë të vazhdueshme se përbëjnë rrezik për sigurinë amerikane për shkak të lidhjeve me Kinës. Amerika pretendon se kompania mund të detyrohet të “mbështesë dhe bashkëpunojë me Shërbimet Sekrete të kontrolluar nga Partia Komuniste Kineze”.