10 pacientë me koronavirus humbën jetën në 24 orët e fundit në Kosovë, duke e çuar totalin e viktimave në vend që prej fillimit të pandemisë në 236.
Po ashtu 224 pacientë të rinj janë zbuluar duke e çuar numrin e të infektuave në 8 854.
Prej të infektuarve, 599 prej tyre janë të shtuar në spitale: 257 janë të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare dhe 342 në spitalet rajonale.
Rritja e numrit të pacientëve me koronavirus që kanë nevojë për trajtim spitalor është rritur ndjeshëm javët e fundit, duke bërë që shumica e spitaleve të kenë arritur kapacitetet maksimale.
Në total në vend janë shëruar 4 730 pacientë dhe janë ende aktivë 3 888 të infektuar.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, njoftoi se qeveria mund të marrë masa të tjera kufizuese duke parë rritjen e numrit të të infektuarve ditëve të fundit.