Shtetasi nga Taxhikistani Komron Zukurov është ekstraduar të martën nga Shqipëria në Gjermani, ku kërkohej si pjesë e një grupi terrorist.
Ai u arrestua në prill në Tiranë.
Zukurov akuzohet si pjesë e një celule e organizatës terroriste ISIS.
Ai kishte ardhur në Shqipëri në mënyrë ilegale. Ai ka qëndruar në shtëpinë e ish-deputetit Asllan Dogjani, pasi është i afërm i bashkëjetueses së tij.