Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po shqyrton mundësine dhënies së një kredie për Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), me vlerë 9.5 milion EUR për një projekt të panelit diellor lundrues që mund të ndihmojë në uljen e përdorimti të hidrocentraleve.
Impianti PV lundrues me fuqi 12,9 MW do të ndërtohet në rezervuarin e lumit Drin pranë Vaut të Dejës afër Shkodrës. BERZH tha që projekti do të përmirësojë performancën e KESH dhe do të zvogëlojë mbështetjen e tyre vetëm në hidrocentrale.
Impiani me kosto prej 13.9 milion EUR, i planifikuar në dhjetor 2019, do të jetë impianti më i madh i llojit të tij në Ballkanin Perëndimor. Energjia e gjeneruar do të shitet si brenda vendit.
Aktualisht, KESH ka hidrocentralin me fuqi prodhuese 260 MW të Vaut të Dejes, i cili ka tre njësi hidrocentrale në lumin Drin.
Pranë Elbasanit, po ndërtohet parku i parë diellor lundrues i Shqipërisë. Një projekt i kompanisë Statkraft dhe Ocean Sun, prodhimi i energjisë nga parkut do të jetë rreth 2 MW.
EBRD më parë kishte dhënë një kredi 9 milion EUR për të mbështetur investimet në projektet e energjisë së gjelbër në Shqipëri.