Kryemadhi: Qeveria, shkatërruesja më e madhe e kulturës shqiptare

Nga Exit News
Kryemadhi: Qeveria, shkatërruesja më e madhe e kulturës shqiptare

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se qeveria do të mbahet mend si shkatërruesja më e madhe e kulturës shqiptare.

Në një takim me strukturat e LSI në Malësinë e Madhe, Kryemadhi pohoi se edhe pas 7 viteve në qeverisje, qeveria ende nuk ka marr asnjë hap për të rregjistruar Eposin e Kreshnikëve në UNESCO.

Ministria e Kulturës dhe qeveria e Rilindjes do të kujtohen si shkatërruesit dhe rrënuesit e Kulturës dhe vlerave materiale e historike të saj. Megjithëse ka kaluar mbi një vit e gjysmë ende asnjë veprim, vetëm fjalë dhe propagandë. Ka shtatë vite në qeverisje dhe nuk ka bërë asnjë veprim për regjistrimin e Eposit të Kreshnikëve në trashëgiminë jo materiale në UNESCO, megjithëse studimi është i plotë dhe ka fituar dhe çmim nga Europa Nostra.”

Kryemadhi deklaroi se opozita e bashkuar do të investojë në ruajtjen e vlerave historike dhe kulturore të Shqipërisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>