Policia kufitare ka kapur, të enjten, rreth 200 kilogramë kanabis në një kamion që po kalonte kufirin për në Maqedoninë e Veriut, në pikën kufitare të Bllatës.
Droga është gjetur brenda një kamioni me logon e një mobilerie, dyshemeja e të cili ishte modifikuar dhe përshtatur për të fshehur drogën.
Në orët në vijim pritet të bëhen publike më shumë detaje nga kjo ngjarje.