ISHP hedh poshtë akuzat e PD-së për testimet: Krahasimi absurd, kitet kanë standard ndërkombëtar

Nga Exit News
ISHP hedh poshtë akuzat e PD-së për testimet: Krahasimi absurd, kitet kanë standard ndërkombëtar

Instituti i Shëndetit Publik i ka quajtur denoncimet e PD-së për pasaktësinë e testeve të Covid-19, ‘një përpjekje dashakeqe për të bërë politikë me pandeminë’.

Përmes një reagimi në Facebook, ISHP i është përgjigjur opozitës, e cila përmes deputetit Bardh Spahia pretendon se rezultatet e testeve të bëra në laboratorin e ISHP-së për virusin nuk janë konfirmuar si të sakta nga testimet sereologjike të bëra nga spitalet private.

ISHP sqaroi se ky krahasim mes dy testeve të ndryshme, – atij për të zbuluar nëse aktualisht je i infektuar dhe atij sereologjik që tregon nëse njëriu ka antitrupa, pra e ka kaluar virusin-  është absurd dhe se në gjithë botën, saktësia e testeve sereoligjike ende po vlerësohet, pasi ka dyshime se ky lloj testimi ka marzh të lartë gabimi.

ISHP theksoi se ‘kitet dhe reagentët e përdorura nga ISHP janë të standardeve ndërkombëtare, prodhuar nga kompani lider në sistemet dhe reagentet bioteknologjike, të ekstraktimit dhe amplifikimit të acideve nukleike. Me këto kompani punojnë të gjitha vendet e BE-së.’

Po ashtu ISHP u kujton qytetarëve se Laboratori i Virologjisë është pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar, që siguron edhe kontrollin e cilësisë së tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>