Shtetet e Bashkuara të Amerikës heqin kufizimin e udhëtimeve ndërkombëtare për qytetarët amerikan.
Ata kanë kaluar në këshillim vend pas vendi, në bazë të gjendjes epidemiologjike.
“Me përmirësimin e kushteve shëndetësore dhe të sigurisë në disa vende dhe përkeqësimin në disa vende të tjera, departamenti do të bëjë vlerësimet sipas vendeve”, njoftoi të enjten Departamenti amerikan i Shtetit.