Të enjten, Lëviza Vetëvendosje (LVV) nisi mbledhjen e firmave për mocionin e mosbesimit kundër qeverisë Hoti. Në një konferencë për shtyp, Rexhep Selimi dhe Arberie Nagavci i LVV-së tha se ata kanë nisur mocionin e mosbesimit pas krizës së koronavirusit në vend dhe përgjgijes së papërgjegjshme të “qeverisë së paligjshme”.
Ata fajësuan qeverinë Hoti për numrin e lartë të infektuarve ose viktimave me koronavirus, dhe për mos pasjen e një plani për rimëkëmbjen e ekonomisë.
LVV listoi si dështim të qeverisë ndalimin e vetingut të gjyqtarëve, zëvendësimin e anëtarëve të bordeve të kompanive publike, heqja e reciprocitetit me Serbinë, ndalimi i fushatës së anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, platformë të dobët për bisedimet me Serbinë, dhe vendosja si negociator i një personi të pazgjedhur.
Mocioni duhet të firmoset nga 40 deputet, një e treta e Kuvendit. Deri tani e kanë firmosur 31 deputet, të gjithë të LVV-së.
PDK ende nuk e ka vendosur nëse do ta firmosë ose jo mocionin.
Mocioni erdhi pas arrestimit të deputetit Arifi, i cili i siguroi votat e nevojshme qeverisë Hoti për të marrë detyrën, gjatë kohës që ishte i dënuar me burg. Çështja po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Largimi i Arifit nga Kuvendi heq shumicën e qeverisë në Kuvend.