135 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 6151.
Në 24 orët e fundit 1 pacient ka humbur jetën: 58 vjeçar nga Tirana.
122 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 20 janë në terapi intensive dhe 3 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3227, që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar 44 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 6 151 të infektuar,
– 189 viktima;
– 3227 të shëruar,
– 2735 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 7 gusht sipas qarqeve është:
- Tiranë,1558 pacientë aktivë,
- Durrës, 348 pacientë aktiv,
- Shkodër, 231 pacientë aktivë,
- Vlorë, 98 pacientë aktivë,
- Fier, 90 pacientë aktivë,
- Lezhë, 80 pacientë aktivë,
- Korçë, 85 pacientë aktivë,
- Kukës, 94 pacientë aktivë,
- Elbasan, 45 pacientë aktivë,
- Berat, 44 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 29 pacientë aktivë,
- Dibër, 33 pacientë aktiv.