Qytetarët britanik, që punojnë ose studiojnë në një nga vendet e BE-së, mund të lëvizin, të qendrojnë dhe të punojnë të lirë brenda bllokut, pa e humbur statusin. Dakordësia u arrit të enjten pas mbledhjes së komitetit të ekspertëve për Brexit, në Komisionin Evropian.
Megjithatë, qytetarët britanik duhet të plotësojnë disa kushte që të përfitojnë nga kjo marrëveshje. Një nga kushtet është të provojnë rezidencë të vazhdueshme për 5 vjet në BE.
Lejimi i qendrimit dhe mbajtja e statusit pas daljes nga Brexit, ka qënë kërkesa kryesore e britanikëve që jetojnë në BE. Madje, shoqatat e të drejtave të qytetarëve organizaun edhe një fushatë për të siguruar vazhdimin e qendrimti të britanikëve në BE.
Ndërsa, ekspertët ende nuk kanë arritur një marërveshje mbi lëvizjen e qytetarëve britanik në BE, pas Brexit.