12 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë.
Po ashtu janë zbuluar 190 të infektuar të rinj, duke e çuar totalin në mbi 10 mijë të infektuar.
Ende i lartë mbetet dhe numri i pacientë që po kurohen në spitale: 480 janë të konfirmuar me Covid-19, ndërsa 150 të tjerë janë të shtruar me simptoma të ngjashme me ato të Covid-19, por testimet për to kanë dalë negative.
Në total në Kosovë ka ende 4 067 pacientë aktivë, ku shumica e tyre është në Prishtinë.
5 677 pacientë janë shëruar, ndërsa 315 të infektuar kanë humbur jetën që prej 13 marsit, kur dhe u zbuluan rastet e para në vend.