Partia Demokratike ka denoncuar të dielën se personeli i kujdesit mjekësor në Elbasan është i infektuar me Covid-19.
“Pothuaj gjithë personeli i Njësisë vendore të kujdesit shëndetësor, rezulton pozitiv. Asnjë karantinim, apo teste për rrethin e kontakteve të të prekurve”, shkruan në një postim në Facebook, Luciano Boci.
Ai akuzon qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë për ndalimin e “përhapjes së virusit nga kjo strukturë e shëndetit parësor, kur dihet që kontaktet e tyre me publikun janë të shpeshta”.