Studimi britanik, nuk gjen prova që shkollat rrisin transmetimin e virusit

Nga Exit News
Studimi britanik, nuk gjen prova që shkollat rrisin transmetimin e virusit

Një studim i madh mbi përhapjen e koronavirusit në shkolla, me rreth 20 000 nxënës dhe mësues në 100 institucione në të gjithë Britaninë, tregon se ka “shumë pak prova që virusi përhapet”, sipas ekspertit drejtues të studimit, raporton gazeta Sunday Times.

Profesori Russell Viner, president i Kolegjit Royal të Pediatrisë dhe kujdesit për fëmijët, tha se: “Një studim i ri është bërë në shkollat britanike konfirmon se ka shume pak prova se virusi përhapet në shkolla”.

“Ky është një studim që ka mbledhur më shumë të dhëna se çdo studim tjetër për shkollat në të gjithë vendin”, raporton The Guardians.

Studimi u drejtua nga Instituti i Shëndetit Publik në Britani dhe do të publikohet në fund të vitit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>