Një grua 67-vjeçare është gjetur pa jetë në shtëpinë e saj në Laprakë.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, ndërsa policia ka shoqëruar për të dhënë sqarime djalin e saj 45vjeçar, me të cilin gruaja jetonte.
Nga ekzamini i parë i policisë, trupi i gruas nuk dukej i dhunuar, por rezultatet përfundimtare do t’i japë ekspertiza mjeko-ligjore.