Katër pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në Elbasan në 24 orët e fundit.
Mes të infektuarve janë dhe shefi i policisë së burgut të Bradasheshit dhe shefi i regjimit të jashtëm të burgut.
Instituti i Shëndetit Publik po vijon me testimet e punonjësve të tjerë të burgut.
Ditët e fundit në Elbasan është rritur numri i të infektuarve ditorë dhe aktualisht ka 66 të infektuar ende aktivë.