125 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 6 536.
Në 24 orët e fundit 1 pacient ka humbur jetën: një 55 vjeçar nga Vlora.
122 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 19 janë në terapi intensive dhe 3 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 45 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 6 536 të infektuar,
– 200 viktima;
– 3 379 të shëruar,
– 2 957 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 10 gusht sipas qarqeve është:
- Tiranë, 1 627 pacientë aktivë,
- Durrës, 366 pacientë aktiv,
- Shkodër, 254 pacientë aktivë,
- Vlorë, 108 pacientë aktivë,
- Fier, 120 pacientë aktivë,
- Lezhë, 99 pacientë aktivë,
- Korçë, 100 pacientë aktivë,
- Kukës, 95 pacientë aktivë,
- Elbasan, 68 pacientë aktivë,
- Berat, 49 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 36 pacientë aktivë,
- Dibër, 35 pacientë aktiv.