Shoqata Gazetarëve Evropianë shpreh mbështetjen për stafin e Ora News

Nga Exit News
Shoqata Gazetarëve Evropianë shpreh mbështetjen për stafin e Ora News

Dega në Shqipëri e Shoqatës së Gazetarëve Europianë (AEJ) shprehu mbështetjen për gazetarët e Ora Neës dhe RTV Ora pas urdhrit për sekuestrimin e pasurive të pronarit Ylli Ndroqi

AEJ pohoi se ka ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e 2 televizioneve, dhe shprehu mbështetje ndaj gjithë stafit në veçanti gazetarëve për të vijuar misionin e tyre duke informuar publikun me profesionalizëm si kanë bërë deri tani.

Ata i bënë thirrje institucioneve që të kenë kujdes të shtuar ndaj punonjësve të medias, duke mos cënuar punën e tyre me ndërhyrje direkte në politikën editorial.

Në deklaratën e tyre, AEJ nxorrën në pah disa “koinçidenca”, duke përfshirë faktin se 2 televizionet ishin kritike ndaj Qeverisë dhe punës së Bashkisë Tiranë. Ata shtuan se këto televizione më parë janë gjobitur dhe është urdhëruar mbyllja me pa të drejtë, nga institucione shtetërore

Ata i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që mos të harrojnë në asnjë moment, se në raportet më të fundit për lirinë e medias, Shqipëria ka rënë ndjeshëm, “duke shfaqur tendenca të qarta të një rregjimi autoritarist”.

“Në të gjitha raportet si Reportët pa Kufij, Freedom House etj, është evidentuar se Qeveria aktuale e drejtuar nga Edi Rama, synon me ndërhyrje direkte të kontrolloj median e pavarur, shqetësim i ngritur disa herë edhe nga degët tona në Europë.“

Ata shtuan:

“AEJ Shqipëri, po ndjek nga afër situatën e krijuar në 2 televizionet, Ora Neës dhe RTV Ora, dhe për çdo shqetësim dhe problematikë ndaj cënimit të lirisë editoriale apo punës së gazetarëve, do të ngrejë fortë zërin në Këshillin e Europës dhe institucionet e rëndësishme europiane.”

AEJ është një organizatë që promovon interesat e gazetarëve me përfshirje në çështjet e BE-së. Ajo është e lidhur me UNESCO dhe gëzon një status këshillues në Këshillin e Evropës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>