Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë Rama se ka shkatërruar ekonominë shqiptare dhe ka lënë në varfëri qytetarët.
Përmes një mesazhi në Facebook, Vasili shkruan se të dhënat e ekonomisë tregojnë se shqiptarët shpenzojnë gjithnjë e më pak, pra ‘kanë hallin kryesor vetëm mbijetesën’.
Vasili shprehet se ekonimia është në krizë të thellë pasi s’ka as investime të huaja dhe as vendase.
“Nuk ka paketa të vërteta efektive nga qeveria që realisht ndihmojnë bisnesin të ecë dhe të mbijetojë.
Praktikisht Shqipëria po ha veten dhe zhvillimi ekonomik po bën hapa shkatërrimtare prapa,” mbyll deklalatën e tij Vasili.