Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka sekuestruar pasurinë e Valentin Selajt, i arrestuar në Itali, dhe familjes së tij në Lezhë.
Sekuestrimi është bërë me kërkesë të autoriteteve holandeze pasi dyshojnë se pasuritë në Shqipëri janë blerë me të ardhura nga trafiku i drogës që banda e Selajt bënte mes Amerikës së Jugut dhe Holandës.
Një pjesë të parave të fituara nga trafiku, Selaj i dërgonte në Shqipëri dhe familjarët e tij dyshohet se blinin prona të paluajtëshme.
Kështu SPAK ka vënë nën sekuestro 17 pasuri, shtëpi, toka, makina, llogari bankare dhe një biznes në emër të vëllait të Valentinit.
Valentin Selaj, i njohur si ‘Zoti i Drogës’, ishte drejtuesi i një prej bandave më të rrezikshme të trafikimit të kokainës.
Ai u arrestua në Itali në nëntor 2017. Vetëm gjatë arrestimit, atij i janë gjetur miliona euro dhe qindra kilogramë kokainë dhe drogëra të tjera.