Aktori Antonio Banderas është infektuar me koronavirus. Lajmin e bëri të ditur vetë aktori në një postim në rrjetet e tij sociale ku shkruan:
“Dua të bëj publike që sot. Unë jam i detyruar të festoj ditëlindjen time të 60 në karantinë pasi jam testuar pozitiv me COVID-19. Dua të shtoj se ndihem relativisht mirë, thjesht pak më i lodhur se zakonisht dhe i sigurt se do të shërohem shumë shpejt. Shpresoj që duke zbatuar rekomandimet do ta fitoj këtë luftë. Do të përfitoj nga izolimi për të lexuar, shkruar, pushuar dhe vazhduar bërjen e planeve për të ardhmen”
Aktori gjendet izoluar në shtëpinë e tij teksa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.