Shumë shtete europiane rishtazi kanë vendosur që qytetarët të mbajnë maska mbrojtëse në ambjente publike. Disa vende, si Belgjika dhe Portugalia kërkojnë mbajtjen e maskës mbrojtëse edhe në bregdet, edhe nëse nuk ka grumbullime njerëzish.
Të qëndrosh i freskët në temperaturat e verës me maskë mbrojtëse është e pamundur, por Exit sjell disa këshilla për ta bërë atë pak më të lehtë.
Zgjidh maskën e duhur
Përzgjidhe maskën me materiale që lejojnë frymëmarrjen. Maskat kirurgjikale bojëqielli i mbrojnë qytetarët nga virusi por nuk janë më të mirat kur vjen puna tek frymëmarrja dhe freskia.
Maskat e pambukut janë më të lehta për të marrë frymë, por ato rrezikojnë të lagen, ndaj e mira është që nëse përdorni maska pambuku, të mbani një rezervë me vete.
Zgjidh ngjyrën e maskës
Edhe ngjyra e maskës ndihmon. Mundohu të përdorësh maskë me ngjyrë të hapur në publik, pasi ngjyrat e errta tërheqin më shumë dritën e diellit dhe të ngrohtin duke penguar frymëmarrjen.
Përshtat rutinën e trajtimit të fytyrës
Dermatologët këshillojnë mos përdorimin e tualetit dhe vendosjen vetëm të kremit mbrojtës nga dielli në lëkurë.
Maska nuk e mbron fytyrën nga rrezet UVA dhe UVB të diellit, ndaj një krem me faktor mbrojtës dhe hidratues është zgjedhja më e mirë.
Këshilla të tjera
–Vendos maskën mbrojtëse në ngrirjen e frigoriferit pak përpara se të dalësh nga shtëpia.
–Përdor serum me acid haluronik për fytyrën.
–Qëndro i hidratuar.