Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka bërë apel të rinjve që të tregohen të kujdesshëm ‘për t’u bërë mbrojtësit e vetes, të prindërve dhe e më të dobëtve’.
Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, në një postim në Facebook, Manastirliu i kërkoi të rinjve të zbatojnë masat e thjeshta kundër Covid-19, si mbajtja e maskës, larja e duarve dhe ruajtja e distancimit social.
Duke theksuar indiferencën e moshës së adoleshencës, ministrja shkruan se të rinjtë duhet të mendojnë për ata njerëz që po vuajnë në spital, për shkak se nuk mbushen dot me frymë, me virusin që u ka “pushtuar” mushkërinë dhe për ata mjekë, infermierë, të cilët që prej marsit nuk po dallojnë më natën nga dita, e që nuk i shohin të afërmit, për shkak të punës dhe rrezikut të lartë.