Një fabrikë e përpunimit të drurit në Fushë-Krujë ka marrë flakë orët e para të mëngjeist të së enjtes.
Fabrika ndodhej pranë Urës së Gjoles.
Për shkak të materialeve të ndodhura brenda, zjarri është përhapur dhe ka vazhduar me orë të tëra dhe ka vënë në rrezik një familje që banonte aty pranë, si dhe disa biznese afër saj. Për fat të mirë nuk ka asnjë person të lënduar.
Pronari i fabrikës pretendon se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
Policia dhe prokuroria po vazhdojnë hetimet.