Policia kufitare e Muriqanit ka arrestuar, të enjten, një shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
44-vjeçari Elton Isufi, i njohur dhe me emrin Mateo Meto, është dënuar në Itali me 11 vite burg për trafik droge, në vitin 2014.
Ai u arrestua teksa kthehej nga Brukseli për në Vlorë përmes pikës kufitare të Muriqanit.
Prokuroria e Shkodrës po kryen veprimet e nevojshme për ekstradimin e Isufit në Itali.