Emiljano Shullazi kërkon që të rishikohet ligji për sigurinë shtesë në burgje, njohur ndryshe si regjimi 41 bis.
Përmes një letrë dërguar presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe kreut të kuvendit Ruçi, Shullazi dhe avokati i tij shprehen se ligji shkel të drejtat e njeriut.
Për më tepër avokati i Shullazit e konsideron urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë në shkelje me standardet dhe detyrimet ndërkombëtare të konventave, në të cilat Shqipëria është pjesë.
Shullazi dhe avokati i tij pretendojnë se ministria dhe Drejtoria e Burgjeve kanë përzgjedhur në mënyrë selektive të burgosurit.
Ai e ka quajtur izolimin e klientit të tij në qelitë e izolimit të regjimit 41-bis, ‘një shoë mediatik propagandistic të padrejtë’.
Vendimin për izolimin e Shullazit në qelitë e regjimit 41bis është ankimuar në gjykatën e Apelit.
Siç Exit News ka shpejguar më parë, prej pak javësh ka nisur zbatimi i regjimit 41-bis në burgjet shqiptare, që do të thotë se të burgorsit me rrezikshmëri të lartë apo që thyejnë rregullat gjatë paraburgosjes ose burgosjes mund të marrin një trajtim më të ashpër e të rëndë përmes këtij regjimi.
Shtatë të burgosurit e parë që iu nënshtruan këtij regjimi janë Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja, të gjithë anëtarë të bandës së Shullazit, dhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla.
Për më shumë të dhëna për këtë regjim mund të lexoni këtu.