Gjermania shton listën e zonave ‘me rrezik të lartë’, mes tyre dhe Barcelona e Madridi

Nga Exit News
Gjermania shton listën e zonave ‘me rrezik të lartë’, mes tyre dhe Barcelona e Madridi

Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19 ka bërë që Gjermania të shtojë listën e zonave të rrezikut për të cilat paralajmëron dhe rekomandon qytetarët e saj që të anulojnë ose shtyjnë udhëtimet.

Ministria e Jashtme gjermane veçanërisht i ka kërkuar qytetarëve të mos udhëtojnë drejt Barcelonës, Madridit dhe plazheve të njohura spanolle, pasi numri i të infektuarve në to është rritur ndjeshëm.

Po ashtu, Gjermania ka klasifikuar si zona me rrezik të lartë infektimi dhe Luksemburgun, provincën belge të Anversës dhe disa rajone në Bullgari dhe Rumani.

Të gjithë ata që futen në Gjermani nga këto vende, por dhe nga vende të tjera të klasifikuara që më parë si zona me rrezik, përfshi dhe Shqipërinë, do të duhet të testohen në kufi duke i mbuluar vetë shpenzimet e testimit, ose të karantinohen për 14 ditë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>