Politikanët shqiptarë e mendojnë veten të paprekshëm – pikat e intervistës së Robert Hand

Politikanët shqiptarë e mendojnë veten të paprekshëm – pikat e intervistës së Robert Hand

Robert Hand, këshilltar i lartë politik i Komisionit Amerikan të Helsinkit, ka folur për gjendjen e politikës shqiptare, në një intervistë për Zërin e Amerikës. Pikat kryesore të intervistës së tij janë përmbledhur më poshtë:

 

  • Mentaliteti i politikanëve shqiptarë është “kush vjen në pushtet e merr të gjithë tortën. Ti vjen në pushtet sepse merr të gjitha të mirat që vijnë me atë pushtet. Dhe nëse angazhohesh në korrupsion ose gjëra të ngjashme, mendon se mund të shmangësh llogaridhënien duke qëndruar në pushtet.”

 

  • Politikanët shqiptarë e mendojnë veten të imunizuar nga përgjegjësia dhe kërkesa e llogarisë. Ata mendojnë se ngjitja në pushtet i bën atë të paprekshëm ndaj ligjit.

 

  • Zyrtarët e lartë shqiptarë jetojnë në luks, ndërkohë që qytetarët e thjeshtë jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

 

  • Pabarazia e madhe sociale dhe mungesa e zhvillimit ekonomik i ka bërë shqiptarët të pasigurtë për të ardhmen e tyre dhe po i shtyn ata çdo ditë e më shumë drejt emigrimit.

 

  • Aleati më i madh i kësaj politike të keqe është sistemi jo efikas gjyqësor, i cili nuk heton korrupsionin pasi është vetë pjesë e korrupsionit.

 

  • Në dallim nga vendet e tjera, Shqiperia nuk i ka vazhduar reformat pas anëtarësimit të saj në NATO.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>