Administrata Trump po tërheq disa rregulla, që i kërkojnë kompanive që nxjerrin naftë dhe gazra të identifikojnë dhe rregullojnë rrjedhjen e metanit, një gaz serë që ndikon në ngohjen e planetit shumë më shpejt se dioksidi i karbonit.
Adresimi i përdorimit të metanit është thelbësor për ngadalësimin e ngrohjes globale.
Administratori i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Andew Wheeler do të njoftojë ndryshimin e rregullave nga Pensilvania, ku momentalisht kryhen operacione madhore të nxjerrjes së naftës dhe gazit, dhe njëkohësisht është shtet me rëndësi të madhe politike.
Ky ndryshim i rregullave është pjesë e axhendës së Trump për “dominimin e energjisë”.
Ndryshimet do të zbatohen nga puset e reja dhe ato të shpuara që nga viti 2016 kur Barack Obama miratoi rregulloren në përpjekje për të ndihmuar ngadalësimin e ndryshimeve klimaterike.