Kosova dhe Serbia takohen në 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë

Nga Exit News
Kosova dhe Serbia takohen në 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë

Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për negociata në 2 shtator 2020.

Lajmin e bëri të ditur të premten Riçard Grenelli, i dërguari i Presidentit amerikan Donald Tramp.

“Jemi të gëzuar tek njoftojmë se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për negociata në 2 shtator,” deklaroi Grenelli, duke përfshirë në mesazhin e tij Presidentin Tramp, Këshilltarin për Sigurinë Robert O’Brian dhe Këshillin Kombëtar të Sigurisë.  

Ky samit vjen pas shtyrjes së një samiti të mëparshëm për të rifilluar dialogun e ngecur, i planifikuar për 27 qershor. Ai u shty për shkak të publikimit të aktakuzave për krime lufte që përfshinin Presidentin Hashim Thaçi, i cili iishte rrugës për në Shtëpinë e Bardhë. 

Publikimi i aktakuzave u pasua nga rinisja e dialogut nën udhëheqjen e BE-së.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u takuan një herë dhe caktuan negociatorë për të vazhduar më tej me çështjet teknike.

Sidoqoftë, çështja kryesore e njohjes së Kosovës mbetet jashtë negociatave. Ndërsa Kosova pretendon se ka hyrë në dialogu ekskluzivisht për njohje reciproke , Serbia mohon kategorikisht se mund të diskutojë ndonjëherë për njohjen e Kosovës.

Kohët e fundit Kosova ka kërkuar përfshirjen e SHBA-së në dialog.

Njoftimi i Grenellit vjen në të njëjtën ditë kur Presidenti Tramp njoftoi një marrëveshje midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilën ai e quajti “historike”.

Samiti i shtyrë i 27 qershorit ishte planifikuar të përqëndrohej në çështjet ekonomike. Nuk është e qartë se cila do të jetë përmbajtja e negociatave të 2 shtatorit. Mbetet, gjithashtu, e panjohur nëse ky samit është i koordinuar me BE-në.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>