Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu publikoi të premten pamje filmike nga pacientët me koronavirus shtruar në spitalin Covid2.
Në video dallohet fluksi i lartë i pacientëve të shtruar në sallat e mbushura plot dhe mjekët të cilët, të pajisur me veshjet mbrojtëse kujdesen për to.
📍SPITALI “Shefqet Ndroqi” PA KOMENT!#VendoseMaskën#RuajDistancimin#KujdesuPërHigjienënMos rreziko jetën tënde dhe të njerëzve më të dashur! Të gjithë bashkë, t’i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve 🤜#COVID19🤛
Gepostet von Ogerta Manastirliu am Freitag, 14. August 2020
Shefja e Shërbimit të Pneumologjisë, Silvana Bala i bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të mos e nënvlerësojnë virusin pasi përballja me të është e vështirë. Ajo tha se ka pasur plot pacientë të shëndetëshëm, të cilët nga virusi janë vënë në vështirësi serioze për jetën.
Edhe ministrja Manastirliu i kërkoi qytetarëve që të zbatojnë masat e rekomanduara dhe të ndihmojnë mjekët që po sakrifikojnë çdo ditë për të mundur virusin.