120 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 7 380.
Në 24 orët e fundit 3 pacientë ka humbur jetën: një 64 vjeçar dhe 78 vjeçar nga Tirana dhe një 82 vjeçare nga Elbasani.
125 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 15 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 59 raste në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Kukës, Berat, 4 në Roskovec, nga 3 raste në Krujë, Elbasan, Has, Kolonjë, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Devoll, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Prrenjas, Vorë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 794 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 50 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 7 380 të infektuar,
– 228 viktima;
– 3 794 të shëruar,
– 3358 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 14 gusht sipas qarqeve është:
- Tiranë, 1795 pacientë aktivë,
- Durrës, 434 pacientë aktiv,
- Shkodër, 285 pacientë aktivë,
- Vlorë, 125 pacientë aktivë,
- Fier, 146 pacientë aktivë,
- Lezhë, 126 pacientë aktivë,
- Korçë, 126 pacientë aktivë,
- Kukës, 102 pacientë aktivë,
- Elbasan, 84 pacientë aktivë,
- Berat, 57 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 34 pacientë aktivë,
- Dibër, 324pacientë aktiv.