Trajtimi që mund të shkatërrojë Covid-19

Nga Exit News
Trajtimi që mund të shkatërrojë Covid-19

Më shumë se 500 prova klinike janë duke u zhvilluar në të gjithë botën për të gjetur një trajtim efektiv për Covid-19. Të gjithë e dëshirojnë atë; askush nuk e ka – akoma. Por një nga terapitë më premtuese për pacientët me Covid-19 është përdorimi i “qelizave sinjalizuese mjekësore”, ose MSC, të cilat gjenden në enët e gjakut në të gjithë trupin.

Kështu nis artikulli i gazetës amerikane Ëall Street Journal mbi një terapi të re të përdorur për kurimin e pacientëve të sëmurën rëndë me koronavirus, në SHBA, e cila ka dhënë rezultatete pozitive. Më poshtë artikulli i plotë:

Në studimet paraprake, këto qeliza ulin ndjeshëm shkallën e vdekjes, veçanërisht në të sëmurët rëndë. Këto qeliza eliminojnë virusin, qetësojnë mbingarkimin imunitar të njohur si një stuhi citokine dhe riparojnë indet e dëmtuara të mushkërive – një kombinim i ofruar nga asnjë ilaç tjetër. Ky lloj ilaçi rigjenerues mund të jetë po aq revolucionar sa vaksina kundër poliomelitit.

Në një studim pilot në mars, mjekët në Spitalin Mount Sinai në Neë York trajtuan disa dhjetra pacientë të sëmurë rëndë me Covid-19, në terapi intensive, me MSC.

Dy doza të injektuara në trup rregulluan sistemin e tyre imunitar hiperaktiv dhe 83% e tyre mbijetuan. Me rezultate të tilla premtuese, ekipi në Mount Sinai dhe furnizuesi i qelizave, Mesoblast Ltd, u çërtifikuan nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave dhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, për të kryer një testim me 300 pacientë. Pacientët e parë e morën trajtimin në fillim të majit.

Më 10 korrik në gazetën mjekësore Lancet u raportua për 13 pacientë me sëmundje kritike Covid-19 të trajtuar gjithashtu me MSC. Njëmbëdhjetë nga 13 pacientët jetuan — një normë mbijetese prej 85%, që pasqyron rezultatet e para të marra nga spitali Mali Sinai. Numri i T-qelizave që luftojnë kundër virusit u rrit edhe kur ra inflamacioni, duke sugjeruar që këto qeliza mund të kontrollojnë përgjigjen imune sipas nevojës. Përveç kësaj, rrezet X në gjoks treguan se ilaçi riparonte indet e mushkërive, në disa raste brenda 48 orëve.

Indet shëruese janë thelbësore sepse beteja e citokinës me virusin Covid-19 është aq e mbrapshtë sa krijon vrima në mushkëri, duke lejuar që virusi të shkojë në gjak dhe në zgavrat e trupit. Këto vrima duhet të riparohen, pasi rrjedhjet e viruseve krijojnë disa nga komplikimet që zakonisht nuk shoqërohen me infeksione të frymëmarrjes – mpiksjen e gjakut, goditjet në zemër, goditje në tru dhe mosfunksionim të shumë organeve të tjera, të cilat shkaktojnë rreth 40% të vdekjeve të lidhura me Covid-19.

Me fjalë të tjera, kjo sëmundje duket se është një ndërthyrrje e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes dhe një infeksion i gjakut. Kjo është arsyeja pse aftësia për të luftuar infeksionin, kontrolluar reagimin imunitar dhe riparimin e indeve të dëmtuara është një kombinim kaq i vlefshëm.

Dendësia e gjakut në enë dhe në këtë mënyrë numri i MSC-ve zvogëlohet nga plakja, shtimi në peshë, sëmundjet të tjera, gjë që mund të shpjegojë pse të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike shëndetësore sëmuren më rëndë me Covid-19.

Të dhënat për efekshmërinë e ilaçit do të bëhen publike në shtator, por për momentin MSC duket si një dritë shprese, për shumë pacientë të sëmurë me Covid-19, dhe mund të jetë një mënyrë për t’I dhënë fund pandemisë njësoj si zbulimi I vaksinës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>