Drejtori i Policisë Berat, Neritan Nallbati dhe bashkëshortja e tij janë infektuar me Covid-19.
Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë karantinuar në shtëpinë e tyre në Tiranë.
Dyshimet kryesore janë se drejtori është infektuar nga bashkëshortja e tij. Që prej ditës së mërkurë, Nallbati kishte marrë leje dhe ishte larguar nga komisariati, ndaj gjasat që ai të ketë infektuar punonjës të tjerë të policisë janë të ulta.