Materniteti i Lushnjes është mbyllur përkohësisht, pasi një mjeke gjinekologe dhe një infermiere kanë rezultuar të infektuara me Covid-19.
Instituti i Shëndetit Publik ka bërë testimin e stafit të maternitetit, ndërkohë që të gjithë ambientetet po dezinfektohen.
Deri në një moment të dytë të gjitha vizitat e maternitetit do të bëhen në ambulancë dhe qendra shëndetësore të lagjeve, por dhe në maternitetin e Fierit.