Rama ironizon Metën me rastin bullgar: Edhe pse rradha shkoi 10 kilometër, presidenti bullgar nuk fajësoi qeverinë

Nga Exit News
Rama ironizon Metën me rastin bullgar: Edhe pse rradha shkoi 10 kilometër, presidenti bullgar nuk fajësoi qeverinë

Kryeministri Edi Rama pohoi se edhe pse rradha në doganën e Kulatas në Greqi, kufi me Bullgarinë shkoi në 10 kilometra, presidenti bullgar nuk fajësoi qeverinë.

Duke ironizuar presidentin Meta, Rama shkruan në Twitter:

“Sipas gazetës “Ekathimerini” radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi,shkoi 10 km,ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km!Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet!Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria!”

Më herët, Rama i konsideroi akuzat e presidentit Meta si sebep të  rradhës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>