Banka e Shqipërisë uli sot, normën bazë të interest me 0.25 pikë përqindje, nga 1.75 për qind në 1.5 për qind.
Ky vendim u mor nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës për të nxitur më shumë bizneset dhe indvidët që të marrin kredi e të konsumojnë.
Kredia gjatë vitit 2015, pavarësisht uljeve të normës, nuk pati rritje, madje në total shënoi një rënie neto prej 1,4 për qind.
Që prej vitit 2011 Banka vazhdimisht ka ulur normën e interesit. Kjo është hera e 15 rradhazi dhe prej kohësh kjo normë ndodhet në nivelet e saj historike.