Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili deklaroi se kryeministri Edi Rama është i vetmi fajtor për situatën e krijuar në Kakavijë.
Në një deklaratë për shtyp, Vasili pohoi se qeveria shqiptare u informua dy javë më parë për masat e reja dhe nuk ndërmori asnjë masë për të ndaluar atë që ndodhi.
“Të tërë shqiptarët janë të shokuar nga qëndrimi i kryeministrit Rama dhe qeverisë lidhur me ngjarjen shumë të rëndë në Kakavijë, ku për ditë me radhë mijëra shqiptarë u lanë në mëshirë të fatit.
Por të gjithë shqiptarët janë akoma më shumë të shokuar dhe kërkush nuk mund ta imagjinonte faktin e rëndë se qeveria shqiptare ishte informuar dy javë më parë më shkrim nga ambasada jonë në Athinë për vendimet e qeverisë greke lidhur me kalimin e qytetarëve në pikat kufitare. “
Vasili pohoi se nuk kanë faj as qytetarët, as ambasada shqiptare në Greqi dhe as qeveria greke për rradhën e krijuar në Kakavijë.
“Fajin, është shumë e qartë që e ka vetëm Edi Rama. Nuk është një faj e pati as ambasada shqiptare në Athinë që e ka kryer si duhet detyrën e saj, as qeveria greke, të cilët informuan në kohë, 2 javë përpara për rregullat e reja që ajo impononte për të mbrojtur vendin e saj nga pandemia. Por fajtori i vetëm është Edi Rama, i njoftuar qartësisht, me shkrim, zyrtarisht dhe për pasojë la të gjithë shqiptarët në mëshirë të fatit dhe të fatkeqësisë që po u trokiste te dera për dramën humanitare.”
Vasili i bëri thirrje SPAK të hetojë kryeministrit për ngjarjen, sepse ky I fundit nuk informoi qytetarët dhe nuk mori asnjë masë.